Shkëmbimi i ‘çmendur’, Alaba te Real – Vazquez në Bayern Munich

Real Madrid dhe Bayern Munich ndoshta në verë do realizojnë shkëmbim të lojtarëve.

Sport

31/03/2021 15:39

Sipas Marca, Lucas Vazquez do kalojë te Bayerni, derisa David Alaba te “Los Blancos”, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja mes Alaba dhe gjigantit spanjoll do kompletohet në javët në vijim, derisa “Bavarezët” shihen si destinacion i ri për spanjollin, kontrata e të dyve skadon në verë.

Gazetari italian Fabrizio Romano, kishte lajmëruar se marrëveshja mes Realit dhe austriakut është arritur, por kontrata ende nuk është nënshkruar.

Ndërsa, Vazquez këtë edicion ka qenë në top formë duke zhvilluar 28 ndeshje si titullar dhe vërtet i rëndësishëm për “Galaktikët” në edicionet e fundit./Lajmi.net/