Shkëmbi: Qëllimi ynë kryesor është dalja në Evropë

Trajneri i FC Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka zbuluar se objektivi kryesor është dalja në Evropë, por gjithashtu janë të interesuar që të fitojnë titullin.

Sport

21/02/2021 16:13

sot (e diele), Ballkani arriti që fitoi pikët e plota kundër Feronikelit me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Por, pas ndeshjes Shkëmbi tha se është i lumtur me pikët e forta si dhe foli për objektivat e klubit.

“Kemi mbyllur një ndeshje të vështirë, por kemi për ta bërë edhe me dy të tjera, të cilat janë shumë afër me kohën dhe ne duhet të përgatitemi për to. Do të shohim gjendjen e futbollistëve që kemi dhe më pas do i’a lëmë kohës”.

“Marrëveshja ime me Ballkanin është të bëjmë maksimumin dhe me dëshirën më të madhe për të hyrë në Evropë. Nuk diskutohet se të dalësh kampion është shumë mirë, por ne qëllimin kryesor e kemi Evropën”.

“Megjithatë, ne do të punojmë shumë dhe do të luftojmë për të dalë kampion deri në ndeshjen e fundit”, përfundoi Shkëmbi.

Momentalisht, Ballkani është lider në Superligën e Kosovës me 44 pikë, aq sa ka edhe rivali Drita./Lajmi.net/