Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren

KF Llapi ka bërë befasinë e javës në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës.

Sport

28/02/2021 15:55

Në pjesën e dytë, lojtari i Llapit, Coric u ndëshkua me të kuq në min (61’), transmeton lajmi.net.

Por, përkundrazi disavantazhit numerik në fushë, Llapi shënoi. Ishte Sadriu i cili i dha epërsinë skuadrës në min (69’).

Llapi arriti të marrë tre pikë të “arta” në Stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, deklaroi se skuadra e tij vuajti gjatë ndeshjes dhe se Llapi e meritoi fitoren.

“Kemi bërë një paraqitje të dobët, kemi pasur shumë presion gjatë gjithë lojës, nuk kemi pasur qetësinë e duhur, duhet ti menaxhojmë më mirë situatat e ngjashme”, tha Shkëmbi.

“Llapi mendoj se e meritoi fitoren. Kishim probleme në fazën sulmuese, janë edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar, por ne do të vazhdojmë me stërvitje dhe të qartësohemi për atë se çfarë të bëjmë gjatë lojës, duhet të kthehemi të luajmë futboll të mirë në të ardhmen”, përfundoi Bledi Shkëmbi./Lajmi.net/