Shkëmbehen Vucinic – Guarin
Inter ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Mirko Vucinic. Ylli malazez, 8 paraqitje dhe dy gola deri më tani gjatë këtij sezoni, do të vazhdojë karrierën në Serie A por tek skuadra rivale, Inter, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport. Në shkëmbim, mesfushori Fredy Guarin – i kërkuar dy…

Sport
Inter ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Mirko Vucinic.
Ylli malazez, 8 paraqitje dhe dy gola deri më tani gjatë këtij sezoni, do të vazhdojë karrierën në Serie A por tek skuadra rivale, Inter, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.
Në shkëmbim, mesfushori Fredy Guarin – i kërkuar dy vjet më parë nga Antonio Conte – do të kalojë tek gjiganti torinez.
Marrëveshja pritet të zyrtarizohet shumë shpejt duke i dhënë fund spekulimeve të shumta së fundmi rreth transferimit të Vucinicit në Arsenal, përkarësisht Guarinit në Chelsea, ku menaxheri i tij pranoi se kishte zhvilluar biseda me Jose Mourinhon rreth kalimit të klientit të tij në Stamford Bridge.