Shkëlzen Gashi, lojtar i vitit në Zvicër

Sulmuesi i Baselit dhe i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi është shpallur lojtar i vitit në Zvicër.

Sport

20/12/2014 11:05

Shkëlzen Gashi ka marrë epitetin si lojtari i vitit pas formës fantastike që ka kaluar me skuadrën e Baselit.

Ai ishte lojtari kryesor i kësaj skuadre, duke shënuar gola të shumtë dhe tejet të rëndësishme. Ai ka shënuar 11 gola këtë sezon me fanellën e skuadrës zvicerane.

Përndryshe, Gashi arriti që me Baselin të kalojë edhe fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar Liverpoolit midis Anfieldit.