Shkëlqimi i Përfaqësueses së Palestinës
Pikërisht në kohën e luftimeve të ashpra në Gaza, vjen një lajm i mirë por që ka të bëjë me sportin. Skuadra e Palestinës është duke kaluar periudhën më të mirë në histori të saj.

Sport
Palestina është duke kaluar sezonin më të mirë në historinë e saj. Në renditjen e fundit të FIFA-s, ekipi i Palestinës u gjend në pozitën e 85-të, më e larta ndonjëherë.
Kjo e dërgon atë mbi Irlandën e Veriut dhe nikoqirin e Kampionatit botëror 2022, dhe pak më prapa Republikës së Irlandës dhe Australisë. Dhe, është pikërisht Australia që do të jetë cak i tifozëve të Palestinës për ta tejkaluar në fillim të vitit të ardhshëm kur skuadra do të garojë për herë të parë në Kupën e Azisë.
Dhe, suksesi i skuadrës së futbollit të Palestinës ka ardhur pikërisht në një periudhë të vështirë për popullin në mes të luftimeve të ashpra që janë duke u bërë në Gaza.