Shkëlqen Curry në fitoren e thellë të Golden State ndaj Grizzlies

Golden State Warriors kanë mposhtur ekipin e Memphis Grizzlies në kudër të ‘Play Off-it’.

Sport

08/05/2022 10:32

Ylli i State, Stephen Curry udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores ndaj Grizzlies, 142 – 112.

Ai shënoi gjithsej 30 pikë, bëri gjashtë asistime dhe tri kërcime, transmeton lajmi.net.

Pas tij më i dalluari në parket ishte Jordan Poole me 27 pikë të shënuara gjithsej.

Për Grizzlies basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Ja Morant i cili shënoi 34 pikë, dhuroi shtatë asistime dhe bëri tri kërcime.

Me këtë fitore State shkon në 2:1 ndaj Memphis, në kuadër të ‘Play Off-it’./Lajmi.net/