Shkel në bombë, humb jetën 21 vjeçari nga Istogu

Sh.Hysenaj, i riu 21-vjeçar nga Istogu, ka humbur jetën në Bjeshkë e Moknës pasi ka rënë në një bombë kasetë.

Lajme

18/08/2014 22:07

Siç transmeton Expressi, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bjeshkët e Moknës, ku Sh.Hysenaj ka rënë aksidentalisht në një minë të tipit bombë kasetë.

Bombat kasetë janë përdorur nga NATO gjatë fushatës së bombardimeve të caqeve okupatore serbe në Kosovë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të dielën në orët e pasdites, ndërsa trupi i viktimës është gjetur në orët e vona të natës.