Shkatërrohet grupi i grabitësve në Athinë, në pranga 22 shqiptarë

Mediat greke raportojnë se Policia e Athinës shkatërroi një organizatë që kryente grabitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në kryeqytet dhe vuri në pranga 26 persona, 22 prej të cilëve janë shqiptarë.

Lajme

30/09/2020 23:49

Grabitësit, shumë prej të cilëve ishin të mitur, operonin kryesisht në sheshet kryesore të kryeqytetit grek. Sipas policisë, ata ushtronin edhe dhunë ndaj “viktimave” të tyre.

Tashmë të arrestuarit janë dërguar në paraburgim dhe policia është duke hetuar për përfshirjen e tyre të mundshme edhe në grabitje të tjera në Athinë./ A2 CNN