Shkatërrohet banda kriminale GozNym, e cila vodhi miliona dollarë

Banda u krijua nga kriminelët që reklamuan aftësitë e tyre në forume online.

Bota

16/05/2019 15:11

Një bandë kriminale ndërkombëtare e cila përdorte malware për të vjedhur 100 milionë dollarë nga më shumë se 40,000 viktima është çmontuar.

Një operacion kompleks i policisë kreu hetime në SHBA, Bullgari, Gjermani, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë.

Banda infektonte kompjuterë me malware GozNym, që kapeshin detajet bankare në internet për të hyrë në llogaritë bankare, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Banda u krijua nga kriminelët që reklamuan aftësitë e tyre në forume online.

Detajet e operacionit u zbuluan në selinë e Agjencisë Europiane të Policisë Europol në Hagë.

Ai tha se hetimi ishte i pashembullt, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ndërkufitar. /Lajmi.net/