Shkatërrohet banda e hajdutëve, 8 persona në kërkim në Shqipëri
Një organizatë kriminale që merrej me vjedhje dhe grabitje është shkatërruar nga policia.

Lajme
Bëhet fjalë për një hetim të nisur nga policia e Trentinos në Itali, e cila gjatë operacionit të koduar “Murati” ka vënë në pranga 3 persona, njëri shqiptar e 2 marokenë, ndërsa 8 shqiptarë janë shpallur në kërkim dhe sipas policisë ndodhen në vendin e tyre, dmth në Shqipëri.
Nga hetimi është zbuluar se të gjithë banditët kanë kryer 39 vjedhje në qendrat e banuara në zonat e Lombardisë dhe Venetos. /Shqiptarja/