Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, 5 shqiptarë në pranga

Policia greke shkatërroi një organizatë të tregtimit të kanabisit në ishullin e famshëm grek Mykonos.

Lajme

02/07/2020 09:39

Sipas autoriteteve greke, në pranga kanë rëne 5 shtetas shqiptarë të moshave 25-45 vjeç, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen publik.

Policia thotë se kishte informacion për aktivitetin e organizatës dhe mbasi i ndoqi për disa ditë, mundi t’i vërë në pranga.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 7.2 kg kanabis, 3 peshore elektronike, 3,500 euro të gatshme, një pistoletë TT e prodhimit kinez, si dhe sasia prej 75 gramë kanabis i përpunuar.

Mësohet se anëtarët e organizatës e fshihnin lëndën narkotike në disa vrima të improvizuara jashtë banesave të tyre. Madje për gjetjen e drogës, u përdor qeni i drejtorisë së anti drogës së rojës bregdetare të ishullit.

Prej hetimeve rezultoi se të 5 shtetasit shqiptarë të arrestuar, jetonin në Greqi pa leje qëndrimi.

Agjentët thonë se organizata ka tregtuar gjatë vitit të fundit sasi të mëdha droge ne piacën e narkotikëve të Mikonos, atraksionit turistik më të rëndësishëm në Detin Egje.

Përfitimet e organizatës investoheshin në vendin tonë në prona dhe automjete luksoze.

Pesë të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për mase sigurie, të enjten në mesditë. /TCH/

YouTube player