Shkatërrohen rrokaqiejt e Gazës
Dy rrokaqiej në Gaza janë shkatërruar të martën nga bombat izraelite, pasi sipas autoriteteve në Tel Aviv, militantët e Hamasit, të cilët e kontrollojnë Gazën, kanë pasur zyra në këto ndërtesa.

Bota
Banorët e ndërtesave kanë lënë banesat e tyre, pasi Izraeli kishte dërguar paralajmërime për sulmet.
Megjithëkëtë, sipas zyrtarëve palestinezë, dy njerëz kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur nga këto sulmet.
Luftimet që kanë nisur në fillim të korrikut, kanë vrarë mbi 2,100 palestinezë dhe 68 izraelitë.
Numri i të vrarëve në këtë rajon është duke u rritur vazhdimisht prejse ka përfunduar armëpushimi më 19 gusht.
Gjatë kësaj periudhe, militantët e Hamasit kanë goditur po ashtu territorin izraelit me qindra raketa dhe mortaja.
Izraeli ka njoftuar se të martën janë hedhur tetë raketa nga Gaza në territorin e tij, duke plagosur lehtë disa njerëz.