Shkatërrohen mbi 1500 bimë kanabis në Vlorë

Në vijim të operacionet anti-kanabis, policia e qytetit të Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar në orët e fundit 12 parcela me mbi 1500 rrënjë bime narkotike.

Lajme

11/07/2015 09:17

Sipas një njoftimi për shtyp nga Drejtoria lokale e Policisë, bimët e kultivuara janë zbuluar në tre fshatra, në njërin prej të cilëve uniformat blu kanë arrestuar edhe poseduesin e parcelës.

Kështu, dendësia më e madhe e bimëve është zbuluar në fshatin Velçë, në vendin e quajtur Kodrat e Asomatit, ku në mes të pyjeve ishin mbjellë mbi 1020 bimë narkotike në 8 parcela, të cilat kishin arritur deri në 140 cm lartësi.

Ndërsa në fshatin Kocul është zbuluar një parcelë me rreth 460 bimë, lartësia e të cilave arrinte deri në 120 cm.

Pjesa tjetër, rreth 40 rrënjë kanabis, është zbuluar në fshatin Kërkovë, ku është arrestuar edhe poseduesi i tyre, shtetasi Gëzim Haxhiraj, 59 vjeç./Top-channel