Shkarkohet shefi i Armatës së Maqedonisë
Është shkarkuar shefi i Armatës së Maqedonisë, Goranço Koteski bëjnë të njohur mediat maqedonase, transmeton “Zhurnal”.

Lajme
Sipas informacioneve në lojë janë dy pasardhës së tij, por për momentin nuk zbulohen emrat e tyre në opinion.
Shtabi i ARM-së, gati një vit të plot nuk kishte shef legjitim, pasi i kishte kaluar afati i tij në atë pozitë, kurse përgjegjësit kishin heshtur për këtë çështje.
Koteski ishte në funksion që nga 18 gushti i vitit 2011, kurse atëherë kishte zëvendësuar gjeneralin Miroslav Stojanovski.