Shkarkohet sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, shpejt emërohet drejtor në një departament të kësaj ministrie!

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi është shkarkuar sot nga detyra.

Lajme

01/03/2021 11:51

Me vendim të ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Arban Abrashi është bërë shkarkimi nga detyra e Izedin Bytyqit, i cili në këtë post u emërua më 20 shkurt të vitit 2020.

Sekretari në largim, Izedin Bytyqi është akomoduar si drejtor në njërin nga departamentet e kësaj ministrie.

Edhe pse nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me këtë lëvizje brenda përbrenda Ministrisë së Infrastrukturës, Ized Bytyqi njihet si një nga personat më të afërm të ministrit Abrashi./Lajmi.net/