Shkarkohet Mourinho, shikoni reagimin e Gerrardit

Steven Gerrard ka thënë se Jose Mourinho ka qenë trajneri më i suksesshëm te Manchester United, që pas largimit të Sir Alex Ferguson në vitin 2013.

Sport

18/12/2018 16:17

Manchester United sot ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin portugez, pas një sezoni aspak të mirë të kaluar këtë vit në Premierligë, duke u renditur në vendin e gjashtë me 19 pikë më pak se sa liderët e Liverpoolit.

Ish mesfushori i Liverpoolit, që tani drejton Rangers, Steven Gerrard, ka thënë se Jose Mourinho meriton respekt dhe jo disa nga kritikat që i janë adresuar.

“Ai është një fitues, si mund të qëndroj këtu dhe të flas diçka të keqe për Jose Mourinhon”, ka deklaruar Gerrard në konferencë për media, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai është një fitues i vazhdueshëm ku do që ka shkuar”.

“Është shkarkuar nga Manchester United, por ka fituar disa tituj. Ai ka bërë më së miri që nga koha e largimit të Alex Ferguson”./Lajmi.net/