Shkarkohet drejtori i Qendrës Korrektuese për të Mitur

Isuf Iberdemaj, drejtor i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan është shkarkuar nga pozita që mbante.

Lajme

02/12/2021 18:25

Ai është shkarkuar me një vendim nga ministria e Drejtësisë, shkruan lajmi.net.

Shkarkimin e tij e kanë konfirmuar edhe nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Vendimi në fjalë është nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. /Lajmi.net/