Shkarkimi i Zidane mund t’i kushtojë Realit 80 milionë euro

Real Madrid duket se nuk do ta ketë shumë të lehtë ta shkarkojë trajnerin Zidane.

Sport

19/09/2019 22:14

Presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez, do të ketë shumë hezitime për shkarkimin e Zinedine Zidane, për shkak të problemeve financiare që mund të pasojnë.

Presioni mbi trajnerin e skuadrës është rritur edhe më shumë pas disfatës në Ligën e Kampionëve ndaj PSG, me rezultatin 2:0.

Por, shkarkimi i Zidane është më problematik sesa duket. ‘Sport’ shkruan se Realit do t’’i kushtonte 80 milionë euro shkarkimi i francezit, transmeton lajmi.net.

Zizou ka një pagë prej 13 milionë eurove për vit, e cila do të paguhej për pjesën e mbetur të viteve në kontratë.

Skuadra do të ishte në 39 milionë euro borxh ndaj trajnerit, por përfshirë taksat, shuma do të shkonte në 80 milionë.

Zidane mund të gjej ngushëllim tek kjo punë, pasi duket vërtetë problem i madh për madrilenët. /Lajmi.net/