Shiu freskon Prizrenin
Shiu ka tejkaluar edhe parashikimet meteorologjike për të arritur në Prizren dhe freskuar vizitorët e shumtë që po e vizitojnë këtë qytet me rastin e festivalit të filmit DokuFest, raporton lajmi.net.

Lajme
Ndonëse Instituti Hidrometeorologjik parashikonte reshje të shiut nga dita e hënë, në Prizren ai ka arritur pak më herët.
Siç shihet në fotografinë më lartë, shiu e së dielës po freskon Prizrenin dhe turistët e shumtë që këto ditë po vizitojnë Prizrenin.
Kjo është një plus i madh për shumë vizitorë të cilët ankoheshin për shkak të temperaturave të larta. (lajmi.net)