Shitet foshnja në ueb-faqen e sendeve të përdorura për 15 mijë funte

Në një ueb faqe ku shiteshin sende të përdorura, është gjetur mes të tjerash një bebush me emrin Daniel që shitej për 15,000 funte.

Fun

10/08/2015 19:32

Postimi që reklamonte djalin e vogël ishte në ueb faqen useddudley.co.uk dhe në përshkrimin e ‘sendit’ shkruhej ’15,000,djalë 1 vjeç e 8 muajsh për adoptim’, transmeton shqiptarja.

E shoqëruar nga një foto profesionale e vogëlushit, lista e përshkrimit thoshte se i vogli pëlqente makinat, filxhanët, topat dhe librat. Pëlqente përkëdheljet dhe të qëndronte me fëmijë të tjerë.

Djali ishte nën mbrojtjen e kishës dhe të interesuarit për ta adoptuar/blerë, duhet të dërgonin një email për të mësuar më shumë rreth Danielit, prindërve të tij dhe procedurave të adoptimit.

E gjithë kjo ka shqetësuar vizitorët e ueb faqes të cilët kanë kontaktuar personelin për ta larguar reklamën. Ngjarja tani është nën hetimin e policëve.