Shitet arma me të cilën dyshohet se Vincent van Gogh vrau veten

Arma, të cilën piktori, Vincent van Gogh mund ta ketë përdorur për të vrarë veten, është shitur në një ankand për 162,500 euro, pothuajse tri herë më shumë sesa ishte planifikuar.

Bota

19/06/2019 18:52

Revolveri është blerë përmes telefonit nga një koleksionues privat.

Ajo është gjetur nga një fermer më 1965, afër fshatit ku artisti ka kaluar ditët e fundit. Arma është konsideruar si armë që ka kalibrin e njëjtë të plumbave më të cilin Gogh ka qëlluar veten.

Megjithatë, gjatë kësaj kohe ka pasur dyshime rreth vërtetësisë së kësaj arme.

Instituti, Van Gogh, që mbikëqyr shtëpinë ku ka kaluar piktori ditët e fundit, ka kritikuar organizimin e ankandit.

“Asgjë nuk tregon se mbetjet e armës janë të lidhura me vdekjen e Van Gogh-ut”, ka thënë ky Institut përmes një deklarate, duke kërkuar më shumë respekt për vdekjen e piktorit, transmeton REL.

Ankandi Art, që ka shitur armën, ka pranuar se nuk ka ekzistuar asnjë mënyrë për të garantuar se arma ka qenë e njejtë, mirëpo ka përmendur se datat përputhen.