Shitësit të bananeve në Korçë i pritet koka më sëpatë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës. Trupi i pajetë i një personi është gjetur në afërsi të pazarit të qytetit.

Lajme

28/01/2020 14:44

Viktima është identifikuar si Dashnor Osmani nga fshati Pocestë, i cili punonte si shitës bananesh, dhe dyshohet se i kanë prerë kokën me sëpatë.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet. Raportohet për një person të arrestuar, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Rrethanat e krimit nuk dihen ende, por dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin pas ka ndodhur në një zonë të populluar.

Me dhjetëra qytetarë u mblodhën rreth trupit të pajetë ndërsa pritej të zhvendosej në autoambulancë. /oranews