Shikoni sa i nervozuar ishte Ronaldo pas humbjes nga Ajax

Tre ditë pas humbjes nga Ajax, eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampionëve vazhdon të komentohet.

Sport

19/04/2019 14:14

Juventus është eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kur të martën mbrëma u mposht 1:2 nga Ajax në Torino.

Cristiano Ronaldo, që në dy përballjet kundër Ajax shënoi nga një gol, ishte në mesin e më të pakënaqurve pas këtë dështim të Juventusit.

Mediet në Itali kanë publikuar një video që është bërë pas ndeshjes Juventus 1:2 Ajax, dhe që për protagonist ka Cristiano Ronaldon.

Portugezi shihet i nervozuar me stolin e Juventusin, duke bërë edhe disa gjeste me duar, që nënkuptojnë se dikush pati frikë kundër Ajax.

Këto veprime ishin të drejtuara drejt stolit, dhe ndoshta kanë të bëjnë me trajnerin Massimiliano Allegri./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BwbsI8aoRNp/?utm_source=ig_web_copy_link