Shikoni momentin shokues kur demi kalon rrethojat dhe godet në gjoks një shikues (Foto/Video)

Thonë se me demin nuk duhet tallur, por duket se disa njerëz e shpërfillin këtë këshillë, shkruan e përditshmja angleze “Express”.

Fun

06/10/2015 09:40

Ky fat i keq e ka përcjell edhe një shikues i cili duke u munduar ta provojë demin brenda fushës së tij, e ka pësuar si është më së keqi, transmeton lajmi.net.

Në një video të postuar së fundmi në internet, shihet si një dem e godet një shikues i cili mendoi se ishte i sigurt edhe pse i kishte kapërcyer rrethojat.

Në momentin kur demi ishte duke u përgatitur për “duel”, një shikues vendosi të kalojë rrethojat dhe ta provokojë me ngjyrën e këmishës së tij.

Por edhe pse arriti ti shmanget në fushë dhe të kalojë rrethojat, kjo nuk e ndaloi demin që të kërcej lart dhe ta godas në gjoks. (lajmi.net)
Demi 2Demi 3Demi 4

YouTube player