Shikoni çfarë ndodh kur e hedhë topin e basketbollit nga ky pellg (Video)

Një video ku shihet një top i basketbollit duke rënë nga një pellg është bërë hit në mediat sociale, falë efektit të çuditshëm fizik që e bën topin të fluturojë në vend se të bie direkt poshtë.

Fun

18/07/2015 09:20

Kjo video u xhirua në pellgun Gordon në Tazmania, që është 415 metra i lartë. Topi në fillim bie ngadalë, por pastaj fluturon dhe largohet po si një zog.

“Unë vetëm e hodha atë poshtë, nuk kisha ide se topi do të fluturonte kështu,” thotë djaloshi që e hodhi atë.

Kjo ndodh për shkak të efektit të quajtur Magnus, i cili shpjegohet kështu:
“Përderisa topi arrin shpejtësinë, ajri në anën e përparme të topit shkon në të njëjtin drejtim të rrokullisjes së tij dhe për këtë arsye zvarritet së bashku me topin dhe e shtrembëron atë mbrapa. Ajri në anën tjetër lëvizë në të kundërtën e rrokullisjes së topit, kështu rrjedha ndahet nga topi në vend se të shtrembërohet.”

Ky efekt ishte zbuluar në vitin 1852 nga Heinrich Gustav Magnus, që e morri edhe emrin nga ai, transmeton Lajmi.net.

Shikojeni videon: