Shikojeni se a do të bëheni të suksesshëm?

Secila organizatë si Apple, Google e deri te Qeveria e SHBA-ve ka kërkesa të veta sa i përket personalitetit të stafit dhe lidershipit të saj.

Fun

16/07/2015 18:59

Por, hulumtimet tregojnë se janë dy tipare që janë të rëndomta në shumicën e liderëve të suksesshëm: Aftësia për tu rikthyer dhe ndërgjegjshmëria, transmeton lajmi.net

Psikologët të parën e vlerësojnë si personalitet të shoqërueshëm dhe enuziast. Ndërsa të dytën i referohen organizimit dhe eetikës. Kërkimet e fundit po tregojnë se të qenit i ndërgjegjshëm është e vetmja cilësi që të shtyn drejt suksesit, për shkak që njerëzit e ndërgjegjshëm janë të mirë në përmbushjen e qëllimeve dhe synimeve të tyre.

Studimet tjera kanë zbuluar se të qenit i shoqërueshëm u ndihmon njerëzve të inspirohen dhe të motivohen, derisa njerëzit që dëshirojnë të dominojnë perceptohen si konkurrent në mesin e miqve të tyre.

Paragjykimi dhe mënyrat tjera të tilla vetëm se e rrezikojnë procesin e suksesit të njeriut, dhe është vërejtur se shumica e liderëve botërorë nuk e kanë këtë cilësi.

Në fakt, disa hulumtime që po zmadhohen sfidojnë nocionin që njerëzit e shoqërueshëm janë liderët më të mirë dhe në disa raste edhe shefat më të mirë janë njerëz të tillë.