Shikojeni momentin kur Ronaldo ia ‘humbi’ karrierën yllit të Atletico Madridit

Cristiano Ronaldo ishte mbrëmë shumë i disponuar për lojë

Sport

13/03/2019 10:02

Cristiano Ronaldo arriti ta eliminonte Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve, duke i shënuar tri gola.

Ylli portugez e kaloi Juventusin në çerekfinale, por që kishte dhuruar edhe spektakël me lëvizjet e tij me top, përcjell lajmi.net.

Koke do ta mbaj gjatë në mend turpërimin që i bëri Ronaldo gjatë pjesës së dytë.

Portugezi bëri një lëvizje dinake me top, duke e lënë spanjollin në një situatë të palakmueshme.

Më poshtë mund ta shikoni momentin se si Ronaldo e turpëroi Koken. /Lajmi.net/