Shikojeni dallimin Neuer – Casillas (FOTO)

Pritja që Manuel Neuer i bëri Luis Suarezit në duelin mes Barcelonës dhe Bayern Munichut në Camp Nou, ka zgjuar një krahasim me portierin e Real Madridit, Iker Casillas.

Sport

07/05/2015 16:41

Manuel Neuer ia mohoi një gol të sigurt sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez, në pjesën e parë të ndeshjes kundër Bayern Munichut në Camp Nou, të mërkurën.

Portieri gjerman bëri një pritje të madhe ndaj yllit uruguaian.

E njëkohësisht ai ka zgjuar një krahasim me portierin e Real Madridit, Iker Casillas që kishte pësuar nga Suarez në El Clasico.