Shikim kah Casablanca

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga homologu i tij El Otmani që Maroku ta njohë Kosovën.

Lajme

30/09/2013 14:22

Kosova ka hedhur shikimin kah Casablanca, për të rritur numrin e njohjeve.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga homologu i tij Saad Dine El Otmani njohjen e Kosovës nga Maroku.

Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Jashtme, thuhet se Hoxhaj e ka informuar homologun e tij nga Maroku për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Ministri Hoxhaj ndër të tjera foli edhe për avancimin e vazhdueshëm të procesit të njohjeve, si dhe për stabilitetin politik dhe ekonomik në vend.”

“Ministri i Punëve të Jashtme i Marokut, Saad Dine El Otmani, e përgëzoi Ministrin Hoxhaj për progresin në shtetndërtimin e Kosovës.”

Të dy ministrat, njoftohet më tutje, gjatë bisedës kanë shkëmbyer pikëpamjet lidhur me njohjen e Kosovës si dhe vendosjen e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.