Shiheni se si lëviz i gjithë marketi nga tërmeti në Hasabeng të Shkupit (Video)

Gjatë ditës sot kanë ndodhur disa tërmete të fuqishme që kanë dridhur Maqedoninë dhe Kosovën pasi epiqendra ka qenë në Shkup, përcjell TetovaSot.

Lajme

11/09/2016 21:05

Lexuesit kanë dërguar video ku shihen dy marketet duke u dridhur nga tërmeti dhe të gjitha gjësendet nëpër rafte bien posht. Kjo shkakton panik në market.

Përndryshe, në Shkup sot kanë ndodhur 3 tërmete. Një në mëngjes në ora 7, një rreth orës 15 e 10 minuta i fortë prej 5.3 shkallëve të Rihterit dhe një në ora 16 e 47 minuta i fortë prej 2.1 shkallëve të Rihterit.