Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

“Shihemi në jetën tjetër plak”, Bim Bimma me dedikim prekës për babanë

17:01 | 7 Prill 2020

Foto: Instagram

Bim Bimma e ka kujtuar babanë e ndjerë në përvjetorin e vdekjes së ti.

Bim Bimma ka publikuar një fotografi të realizuar shumë vite më parë, ku shfaqet pranë babait, shkruan lajmi.net.

Përmes këtij imazhi, ai e kujtoi babanë me rastin e 15 vjetorit të vdekjes, ndërsa nuk i kurseu as fjalët prekëse për të.

“7 Prilli i XV!
Edhe pse nuk tkena fizikisht! Je gjith me neve!
Shihëm n’jetën tjeter plak! InshaAllah!”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Bim Bimma është “Për lek”, ndërsa së fundi ai solli në versionin e tij disa këngë të artistëve të njohur.

Si Bimma kanë vepruar edhe disa artistë të tjerë, që gjatë kësaj kohe po sjellin ‘covera’ të hiteve të yjeve botërore. /Lajmi.net/