Shifrat e Federer, Nadal e Djokovic që vërtetojnë se tani është epoka e më të mirëve në historinë e tenisit

Novak Djokovic sot ka triumfuar në Australian Open për të regjistruar triumfin e tij të shtatë në këtë turne, gjatë karrierës së tij.

Sport

27/01/2019 14:30

Gjithashtu, me këtë trofe, serbi numëron titullin e 15-të Grand Slam, duke u futur në listën e më të mirëve në histori.

Në finale, Djokovic kishte përball reketin spanjoll, Rafael Nadal, i cili aktualisht radhitet në vendin e dytë në ranglistën botërore.

Nadal në karrierën e tij numëron plot 17 tituj Grand Slam, që e bën të qëndroj pak më mirë se Djokovic.

Por, më i miri i të gjitha kohërave, Roger Federer, lë në hije numrat e dyshes spektakolare që u përballen në finalen e sotshme të Australian Open, shkruan lajmi.net.

Reketi zviceran në karrierën e tij numëron 20 tituj Grand Slam të fituara, duke i vulosur epitetin e më të mirit.

Pra, Djokovic me 15, Nadal me 17 dhe Roger Federer me 20 tituj Grand Slam, vërtetojnë se kjo është epoka e reketëve më të mirë në historinë e tenisit. /Lajmi.net/