Shifra marramendëse që u shpenzua për një ditë xhirime të “2 gisht mjaltë”

“2 gisht mjaltë” fillon të shfaqet në kinema më 28 mars.

ShowBiz

26/03/2019 17:48

Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi ka qenë së fundmi i ftuar në emision in “Wake up”, ku ka zbuluar prapaskenat e filmit që pritet të bëjë namin në kinematë shqiptare që prej 28 marsit, “2 gisht mjaltë”.

Mamaqi ka rrëfyer se nuk e ka pasur aspak të lehtë realizimin e filmit, pasi si producent, i është dashur të mbajë mbi supe shumë përgjegjësi.

Gjatë intervistës, aktori ka zbuluar gjithashtu se filmi ka kapur shifra marramendëse, pasi vetëm një ditë xhirimi i ka kushtuar plot 15 mijë euro.

Ndërkohë për Elvanën, Ermali tregon se ka aktruar në mënyrë të shkëlqyer, madje ka pasur raste kur asaj i është dashur të qëndrojë edhe dy ditë pa gjumë.