Shi e rrufe, ky pritet të jetë moti për nesër në Kosovë

Dita e fundit e muajit maj do të karakterizohet me mot pothuaj të ngjashëm me ditët paraprake.

Lajme

30/05/2020 19:18

Kjo si pasoj e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, të cilat do të krijojnë kushte për formim të vranësirave të dendura dhe jo stabile.

Gjatë ditës, pos intervaleve me diell, parashihen reshje shiu të shoqëruara dhe vende-vende parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m./Lajmi.net/