Shfaqi imazhin e xhamisë Riyadha në një bluzë, Jay Z shkakton reagime

Projektuesi i një bluze të veshur nga Jay-Z, duke shfaqur një xhami historike Keniane, u ka kërkuar falje besimtarëve musliman për përdorimin e imazhit të saj.

ShowBiz

08/04/2021 12:09

Reperi u pa i veshur me bluzë që tregon Xhaminë Riyadha ndërsa dilte nga një restorant në Santa Monica, California, transmeton lajmi.net.

Imazhet u ngarkuan në Instagram si nga stilisti i bluzave Zeddie Loky, e cila është Keniane, ashtu edhe nga marka e veshjeve.

Më 3 Prill, Xhamia Riyadha postoi një letër në faqen e saj në Facebook, duke thënë se komiteti i menaxhimit dhe besimtarët ishin “të shqetësuar dhe në të vërtetë ndihen të fyer” nga fotot e Jay-Z të veshur me bluzë, e cila përmban një imazh të gjelbër të xhamisë.

Në një letër të datës 3 prill 2021, drejtuar Lukoye, xhamia tha se ishte thellësisht e shqetësuar për portretizimin dhe keqpërdorimin e imazhit të xhamisë, duke kërkuar që stilisti të kërkonte falje publike.

“Ne nuk e konsiderojmë këtë një nder, as një privilegj, për xhaminë historike dhe themeluesin e saj Habib Swaleh që imazhet e saj të portretizohen në një mënyrë të tillë”, thuhej në të, shkruar nga Abubakar Badawy, sekretari i përgjithshëm i xhamisë Riyadha.

“Prandaj, ne me mirësjellje ju kërkojmë që të tregoni respekt për xhaminë duke hequr portretin e xhamisë sonë në këmishë, për të na treguar që ju me të vërtetë i respektoni njerëzit e Lamu dhe xhamisë”, shtoi ai.

CNN ka tentuar të kontaktoi me burime të Jay Z por nuk ka marrë ndonjë përgjigje./Lajmi.net/