Shfaqet Radojiçiq: Shihet duke shkuar në ministrinë e Brendshme të Serbisë për intervistim

Milan Radoiçiq iu përgjigj ftesës së autoriteteve shtetërore serbe dhe sot në orën 10:00, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim që të japë një deklaratë për rrethanat e e sulmit terrorist në fshatin Banjskë ku u vra një polic kosovar mëngjesin e së…

Lajme

30/09/2023 17:31

Milan Radoiçiq iu përgjigj ftesës së autoriteteve shtetërore serbe dhe sot në orën 10:00, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim që të japë një deklaratë për rrethanat e e sulmit terrorist në fshatin Banjskë ku u vra një polic kosovar mëngjesin e së dielës së 24 shtatorit.

Ndërkohë e përditshmja serbe “Novosti” shkruan se pritet që për dëshminë e Radojicic të njoftohet pastaj edhe Prokuroria e Lartë e Beogradit, e cila pritet më pas të ndërmarrë masat dhe veprime e nevojshme procedurale brenda juridiksionit të saj, transmeton lajmi.net.

Kujtomë që Radojqiq së bashku me dhjetëra terroristë të tjerë në fshatin Banjskë vranë policin kosovar Afrim Bunjaku dhe plagosën policin tjetër Alban Rashiti.

Një pjesë e grupit terrorist u asgjësua, ndërsa Radojqiq me një pjesë të grupit arriti të ikë në Serbi ku dhe ka marrë edhe trajtim mjeksorë.

Në një letër publike të tij të publikuar ditë më parë, ai e ka pranuar se i ka prirë këtij sulmi terrorist.

E gjithë bota demokratike dhe aleatët e Kosovës e kanë dënuar këtë akt terrorist./Lajmi.net