Shfaqen problemet e para në iPhone 6S

Disa përdorues të iPhone 6s janë ankuar në forumet e Apple se telefoni i tyre i ri fiket papritur, edhe nëse janë të furnizuar me energji.

Auto & Tek

05/10/2015 21:59

Kur ndodh një gjë e tillë, telefoni merr pak kohë që të ndizet dhe të kthehet në normalitet. Përveç telefonave të rinj iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, edhe telefonat e vjetër të Apple-it thuhet se kanë të njëjtin problem. Ky problem po ndodh për shkak të një virusi në softuer që ka prekur sistemin iOS 9.0.1, i cili u realizua javën e kaluar.

Apple realizoi përditësimin më të fundit, iOS 9.0.2, para dy ditësh. Ky version i ri sjell disa rregullime të problemeve, por problemi me fikjen e telefonit si duket nuk është zgjidhur akoma.

iPhone 6s dhe 6s Plus dolën në treg javën e kaluar, dhe vetëm gjatë fundjavës së parë Apple arriti të shesë 13 milionë njësi. /krokodili