Shevchenko: Liverpooli ta fitojë Ligën e Kampionëve me Balotellin
Njëri ndër sulmuesit më të mirë të dekadës së fundit, Andriy Shevchenko ka thënë se Mario Balotelli mund ta fitojë Ligën e Kampionëve së bashku me skuadrën e tij të re, Liverpoolin.

Sport
Shevchenko ka mbrojtur vendimin e Balotellit për tu larguar nga San Siro, i cili do ta rindërtojë kariernë e tij në Anfield.
“Balotelli meriton një tjetër rast dhe Liverpooli do t’i jap atij një gjë të tillë”.
“Liverpooli është një skuadër e shkëlqyer, ndërsa Balotelli mund ta ndihmojë për të fituar Ligën e Kampionëve. Ai duhet të kalojë vështirësitë dhe të rikthejë kontrollin mbi vetën”.
“Unë e kam parë Marion para dy viteve në kampionatin europian në Ukrainë dhë Poloni. Ai ishte fantastik”, përfundoi Shevchenko.