Shevchenko: Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e jetës sime

Finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2003, ku Milan pas ekzekutimit të penalltive mposhti Juventusin, Andriy Shevchenko, e ka cilësuar si ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij.

Sport

13/03/2019 17:15

Finalja e zhvilluar në ‘Old Trafford’, kishte përfunduar 0-0, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive, Milan ishte skuadër e saktë, për të fituar titullin e gjashtë të Evropës.

Shevchenko, që në atë finale ka shënuar golin vendimtar, e ka kujtuar me nostalgji të madhe ndeshjen kundër Juventusit.

“Fitorja më e bukur? Pa dyshim, finalja e Mançesterit kundër Juventusit. Ishte një Juventus shumë i fortë në ‘Old Trafford’, i cili është një stadium i veçantë, për finalen time të parë, ishte loja më e rëndësishme e jetës sime”, ka deklaruar Shevchenko, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë kurrë nuk do t’i harroj ato 12-15 sekonda, ato në të cilat kam ecur nga gjysma e fushës për të shkuar te topi. Në ato momente e tërë jeta juaj të kalon para, pasi që kur jeni fëmijë rriteni me ëndrrat tuaja, dhe e kuptoni që tani është momenti për t’i realizuar”./Lajmi.net/