Shevchenko i nervozuar nga ideja e klubeve të mëdha: A dëshironi ta vrisni futbollin?

Legjenda ukrainase Andriy Shevchenko, tani trajner i ekipit kombëtar të kësaj vendi dhe sulmues me emër te Milan në të kaluar, ka reaguar ashpër kundër idesë se shumica e klubeve të mëdha të Evropës dëshirojnë të organizojnë Premierligën Evropiane.

Sport

24/10/2020 10:28

Sipas raportimeve të fundit, pronari i Real Madrid, Florentino Perez, me mbështetjen e gjigantëve të Premierlgiës si Manchester United dhe Liverpool, planifikojnë të formojnë Premierligën Evropiane, që do të kishte në të 18 ekipet më të mira të Evropës, diçka që do ta dëmtonte Ligën e Kampionëve, por edhe ligat nacionale.

Shumë legjenda tashmë e kanë kundërshtuar këtë ide, duke theksuar se në atë mënyrë futbolli do të vritet.

Kundërshtimeve iu është bashkuar edhe Shevchenko, që thotë se me këtë ligë futbolli ukrainas do të ‘vdesë’.

“Kjo ide e Premierligës Evropiane do të vrasë futbollin si të tillë. Nga një ligë e tillë vetëm elita do të përparojë dhe të gjithë të tjerët do të vdesin. Vende si Ukraina do të goditen. Ne duhet të përqendrohemi në zhvillimin e futbollit për të gjithë, dhe jo vetëm për një pjesë”, ka deklaruar Shevchenko./Lajmi.net/