Sheshel: Qeveria po aktron kinse po lufton për Kosovën

Kryetari i partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, ka vlerësuar se lufta kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, është duke u vështirësuar për faktin se qeveria e Serbisë është duke i dhënë çdo herë e më shumë atribute të shtetësisë Kosovës, shkruan N1.

Lajme

22/10/2015 16:11

“Nuk mundet qeveria nga njëra anë të favorizon fuqitë perëndimore, kurse në anën tjetër të aktrojë kinse është duke luftuar që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë”, ka deklaruar Sheshel gjatë një konference për shtyp, transmeton lajmi.net.

Lideri i SRS-së mendon se seti i marrëveshjeve të Brukselit, janë duke quar vendin drejt rritjes së atributeve të shtetësisë së Kosovës.

Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s, ka miratuar dje në Paris rekomandimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Aplikimin për pranimin e Kosovës në UNESCO e kishte dorëzuar formalisht Shqipëria, e mbështetur nga 45 vende tjera.

Kurse vendimin përfundimtar mbi pranimin e Kosovës në UNESCO ,do ta merr Konferenca e Përgjithshme e cila pritet të mbahet nga 3 deri në 18 nëntor. Konferencën e Përgjithshme e përbëjnë përfaqësues nga 195 vendeve anëtare. Çdo vend anëtarë ka të drejt në një votë, kurse për marrjen e vendimit nevojiten një shumicë prej dy të tretash. (lajmi.net)