Sherr në Zyrën Ovale, kamera e CNN-it filmon fshehtas Trump-in (Video)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rënë pre e kamerës së fshehtë të CNN-it.

Bota

06/03/2017 14:33

Gjigandi mediatik ka filmuar dritaren e Zyrës Ovale, ndërsa në video duket Trump teksa debaton me stafin e tij.

Burime i thanë CNN-it se nervozizmi i presidentit të SHBA-ve ka ardhur pak para fjalimit të tij në Kongres.

Mendohet se acarimi i Trump-it ka lidhje me hetimet që ai ka kërkuar për paraardhësin e tij, të cilin e ka akuzuar për përgjime. Më herët ai e cilësoi Obamën si një njeri të sëmurë që ka tentuar të minojë fushatën. b.d