Shërohen dy mjekë të tjerë nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 40 numri i “fitimtarëve të luftës”

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të mirë mëngjesin e sotëm ku thotë se edhe dy mjekë të tjerë që ishin prekur nga Covid-19, janë shëruar nga virusi vdekjeprurës.

Lajme

29/03/2020 10:13

Sipas ministres, mjekët e Spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shpallur të shëruar pas testeve të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik.

Manastirliu tha se numri i personelit mjekësor që është shëruar në Tiranë dhe në Durrës ka shkuar në tetë persona, ndërsa kanë rezultuar në total 40 pacientë të prekur negativ.

Njoftimi i plotë:

?#COVID-19

Edhe 2️⃣ mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik
Shkon në 8️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës??

Deri tani janë 4️⃣0️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19? /Lajmi.net/