Sherifi thotë se Nisma e ka kaluar pragun edhe pa rinumërim

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka mbajtur një konferencë për media sot ku ka kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit.

Lajme

09/10/2019 18:46

Sherifi është shprehur se vendimi i KQZ-së për rinumërim të 313 kutive është hap i mirë dhe reflektim nga ana e tyre, por sipas tij duhet të ndodh rinumërimi në të gjitha kutitë.

Nisma kërkon rinumërimin e të gjitha kutive të votimit

I pyetur nga gazetarët nëse presin që partia që ai përfaqëson, të kalojë pragun zgjedhor pas rinumërimit, Sherifi tha se kjo nuk ka të bëjë me Nismën.

“Nuk ka të bëjë me ne. Nisma e ka kaluar pragun edhe pa rinumërim, të jeni të bindur për këtë”, tha Sherifi.