Sherifi e quan hipokrizi të dyfishtë vendimin e VV-së që të dërgojë ankesë në Supreme

Zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi, në T7 e ka komentuar vendimin e disa kandidatëve për deputetë të VV-së që të dërgojnë një ankesë në Gjykatën Supreme që votat nga Serbia të numërohen.

Lajme

13/11/2019 23:51

“Kjo është hipokrizi e dyfishtë”, ka thënë Sherifi.

“Vendimin e kanë marrë në mungesë të guximit me dalë para qytetarëve”

Tutje Sherifi thotë se Nisma sigurt do të jetë pjesë e Kuvendit.

“VV do të ketë 29 deputetë, ata i kanë fituar zgjedhjet dhe i gëzofshin. Por nuk duhet të fillojnë me hajni menjëherë” shton ai.