Sheremet Isufi dorëhiqet nga KF Trepça

Sheremet Isufi nuk është më trajner i Trepçës.

Sport

23/11/2020 09:10

Ai ka dhënë dorëheqje pas humbjes së sotme nga Malisheva 1:0, në javën 11 të Ligës së Parë, grupi A.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri për faqen Mitro Sport.

“Shera” ka theksuar se emblema e Trepçës është mbi të gjithë.

Isufi sot dhe dje mori akuza nga Kompania Nartel e cila ishte sponsore kryesore e klubit.