Sot në ceremoni zyrtare të organizuar nga Shërbimi Korrektues dhe Akademia për Siguri Publike, ka diplomuar gjenerata e 41-të e SHKK-së.
Me këtë rast i lumtur u shpreh Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili theksoi se që nga marrja e mandatit synim i tij ka qenë vendosja në kurs të pakthyeshëm drejt avancimit, standardeve dhe respektimit të ligjit.