​Shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (IVF) në QKUK përurohet nga Kurti e Vitia

Sot është përuruar shërbimi për Fertilizimin e Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në këtë përurim po merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte deklaruar rreth një muaj më parë se procesi i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF) do…

Lajme

24/12/2024 08:43

Sot është përuruar shërbimi për Fertilizimin e Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në këtë përurim po merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte deklaruar rreth një muaj më parë se procesi i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF) do të fillojë gjatë dhjetorit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas tij, ky shërbim do të ofrohet pa kosto në dy procedurat e para dhe me kosto shumë më të ultë pas këtyre dy procedurave.