Shërbimi inteligjent gjerman pushton Serbinë! Agjentë në rrugë, snajperistë mbi çatitë-Po vjen Merkel!

11:39 | 7 Korrik 2015

Përgjatë rrugës, nga do të kalojë kancelaria gjermane në kulme do të vendosen policia speciale, ndërsa qytetarët nuk do të duhet të mbyllin perdet dhe të ulin roletat.

Për sigurinë e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila nesër në mbrëmje, pas qëndrimit gjatë ditës në Tiranë, viziton Beogradin, në rrugë do të vendosen rreth 2 000 policë, dhe në Serbi, sipas medieve atje, tashmë kanë arritur pjesëtarë të shërbimit inteligjent “BND”, transmeton lajmi.net.

aa

Siç është raporton gazeta serbe “Blic”, përveq 2 000 policëve në rrugë, aeroporti ku do të ateroj kancelaria do të jetë i blinduar nga forcat e policisë speciale dhe agjentët e shërbimit inteligjent serb “BIA”.

Angela Merkel do të mërkurën në mbrëmje ateron në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, pas qëndrimit fillestar që gjatë ditës do ta ketë në Tiranë. (lajmi.net)